Frikë nga protestuesit, forca të shumta të policisë ‘blindojnë’ Kryeministrinë

Frikë nga protestuesit, forca të shumta të policisë ‘blindojnë’ Kryeministrinë

Forca të shumta policie janë dislokuar në zonën përreth Kryeministrisë, duke krijuar një perimetër sigurie në prag të protestës. Gazetarët e Syri-t në terren po sjellin pamje të reja nga mobilizimi i strukturave të rendit, të cilat janë angazhuara për të mbrojtur godinën e qeverisë nga protestuesit. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga vendngjarja, efektivë të shumtë zbresin nga automjete të ndryshme, disa prej të cilave pa logo identifikuese të Policisë së Shtetit. Forcat janë të pajisura me mjetet e nevojshme për ndërhyrje në rast përplasjesh, ndërsa prania e tyre e shtuar ka blinduar zonën përreth Kryeministrisë. Ndërkohë, gjatë ditës janë raportuar raste të ndalimit të gjimnazistëve dhe studentëve nga forcat e rendit, në një kohë kur të rinjtë synojnë t'i bashkohen protestës....