Frikë nga dronët rusë nga Mesdheu, Brukseli në gatishmëri
Brukseli po monitoron nga afër informacionin në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të aktivitetit hibrid rus në Evropë , pas një raporti të gazetës spanjolle El Mundo, sipas të cilit agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar qeveritë evropiane për sulme të mundshme me dronë kundër vendeve të Mesdheut. Sipas botimit spanjoll, operacioni i mundshëm mund të përfshijë Spanjën, Francën ose Italinë dhe do të kryhet me dronë të vegjël të tipit Gerbera, të cilët do të transportohen të fshehur në kontejnerë në anije tregtare dhe do të lëshohen nga deti , madje qindra kilometra larg brigjeve evropiane. El Mundo raporton se agjencitë amerikane kanë mbledhur informacione rreth këtyre planeve dhe i kanë ndarë ato me qeveritë evropiane, duke cituar, ndër burime të tjera, burime...
Burimi:
syri.net