Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

Florian Zekja, si përfaqësues i biznesit, deklaroi se sulmi ndaj bizneseve private krijon precedent të rrezikshëm. “Biznesi nuk është kundër protestave sepse flitet për studentët, të cilët janë e ardhmja e vendit, është një produkt që në fund të fundit i intereson biznesit. Por, ajo çfarë po shohim këto ditë është një një precedent i cili nuk ka fare lidhje me protestën, sepse të sulmosh bizneset nuk është goditje e vogël. Për më tepër, mosreagimi i policisë, mefshtësia e policisë dhe synimi i një pjese të kësaj proteste e cila është e drejtuar kundrejt biznesit, normalisht që na çon në disa situata që kanë lidhje me 1997 dhe kjo prodhon precedent të rrezikshëm”, tha Zekja në studion e “ÇdoKënd”. Sipas tij, policia duhet ta mbrojë...