Friedrich Nietzsche, filozofi që sfidoi moralin tradicional dhe ndryshoi mënyrën e të menduarit

Friedrich Nietzsche, filozofi që sfidoi moralin tradicional dhe ndryshoi mënyrën e të menduarit

Më 15 tetor 1844 lindi Friedrich Nietzsche, një nga filozofët më me ndikim dhe më të debatueshëm të shekullit XIX, mendimi i të cilit vazhdon të ndikojë në filozofi, letërsi, psikologji dhe kritikën e kulturës. I njohur për sfidimin e vlerave morale tradicionale, kritikën ndaj fesë dhe idetë mbi vullnetin për fuqi e tejkalimin e vetvetes, Nietzsche mbetet një figurë që ka nxitur interpretime të shumta dhe shpesh kundërshtuese. Nietzsche lindi në Röcken, pranë Lajpcigut, në Gjermani, në një familje protestante. I ati ishte pastor luteran dhe vdiq kur Friedrich ishte vetëm katër vjeç. Pas kësaj humbjeje, ai u rrit kryesisht në një mjedis familjar të përbërë nga nëna, motra dhe të afërm të tjerë. Që në moshë të re shfaqi prirje të veçanta për...