Frederic Chopin, kompozitori që la gjurmë në muzikën klasike

Frederic Chopin, kompozitori që la gjurmë në muzikën klasike

Më 17 tetor 1849 u nda nga jeta kompozitori dhe pianisti polak Frederic Chopin, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së romantizmit në muzikën klasike. I lindur në vitin 1810 në Żelazowa Wola të Polonisë, Chopin shfaqi talent të jashtëzakonshëm muzikor që në fëmijëri. Ai nisi të luante piano në moshë të hershme dhe u bë i njohur për interpretimet dhe kompozimet e tij, duke u vlerësuar si një nga pianistët më të shquar të kohës. Pjesën më të madhe të jetës së tij artistike e kaloi në Francë, ku krijoi shumicën e veprave për piano. Muzika e tij u ndikua nga tradita polake dhe nga kompozitorët klasikë, ndërsa stili i tij u dallua për ndjeshmërinë, meloditë e veçanta dhe risitë në kompozim....