“Frankenstein” i Mary Shelley-t, romani që pas më shumë se 200 vjetësh vazhdon të sfidojë kufijtë e shkencës dhe njerëzimit

“Frankenstein” i Mary Shelley-t, romani që pas më shumë se 200 vjetësh vazhdon të sfidojë kufijtë e shkencës dhe njerëzimit

Më shumë se dy shekuj pas botimit, romani “Frankenstein; or, The Modern Prometheus” i shkrimtares angleze Mary Shelley vazhdon të mbetet një nga veprat më me ndikim në letërsinë botërore. I konsideruar si një nga pararendësit e zhanrit të fantashkencës dhe një klasik i letërsisë horror, romani ka frymëzuar breza të tërë shkrimtarësh, regjisorësh dhe artistësh, ndërsa temat që trajton mbeten aktuale edhe në epokën e inteligjencës artificiale. Historia e veprës nisi në verën e vitit 1816, gjatë një qëndrimi në Villa Diodati, pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër. Në një verë jashtëzakonisht të ftohtë dhe me shi, një grup miqsh, mes tyre poeti Lord Byron, mjeku i tij John Polidori, poeti Percy Shelley dhe 18-vjeçarja Mary Wollstonecraft Godwin, e cila më vonë do të...