Francis Bacon, piktori që e ktheu ankthin dhe brishtësinë njerëzore në art

Francis Bacon, piktori që e ktheu ankthin dhe brishtësinë njerëzore në art

Francis Bacon, një nga figurat më të rëndësishme të artit modern të shekullit XX, u lind më 28 tetor 1909. Më shumë se tri dekada pas vdekjes së tij, veprat e piktorit britanik me origjinë irlandeze vazhdojnë të provokojnë, të tronditin dhe të nxisin reflektim mbi natyrën njerëzore. I njohur për portretet dhe figurat e deformuara, ngjyrat e forta dhe kompozimet shpesh shqetësuese, Bacon e vendosi në qendër të krijimtarisë së tij trupin njerëzor, duke eksploruar frikën, dhimbjen, vetminë dhe brishtësinë e ekzistencës. I lindur në Dublin të Irlandës, nga prindër anglezë, Bacon u vendos në Londër në rini dhe nisi të merrej me dizajnin e mobilieve dhe interierëve, përpara se t’i përkushtohej plotësisht pikturës. Pa një formim akademik në art, ai zhvilloi një gjuhë...