Francë/ Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe tentativash për grabitje në banesa. Vendimi është dhënë më 13 nëntor nga Gjykata e Colmarit, pas një hetimi të zhvilluar nga policia franceze. Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin vepruar në disa zona të Francës, duke hyrë në banesa dhe duke marrë sende me vlerë. Megjithëse katër të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në këto ngjarje, gjykata vendosi t’i dënojë secilin me tre vite burg. Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e zonave të prekura. Në Turckheim, një prej banesave të shënjestruara kishte pësuar dëmtime në grilat elektrike dhe dritare. Autorët kishin përdorur edhe një darë për skarë, të marrë nga kopshti, për të ndërhyrë në...
Burimi:
syri.net