Franca sekuestron pasurinë e Ermal Beqirit të AKSHI-t, kështjella, avioni, jahti dhe 3 milion euro

Franca sekuestron pasurinë e Ermal Beqirit të AKSHI-t, kështjella, avioni, jahti dhe 3 milion euro

Nga  Gautier Lecardonnel Një kështjellë, miliona euro në llogari bankare, një avion i vogël, të cilave u shtohen edhe dy apartamente në jug të Francës, makina dhe një jaht. Që kur mbërriti në Francë në moshën 16-vjeçare, Ermal Beqiri, sot 44 vjeç, sipërmarrës dhe ekspert i teknologjisë së informacionit, ka përjetuar një ngjitje marramendëse në shkallët shoqërore. Sot, nga qelia e paraburgimit në Beauvais, biznesmeni shqiptar po përpiqet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet. Këtë të martë, më 20 tetor, ai i kërkoi për herë të dytë Dhomës së Hetimit në Amiens lirimin nga paraburgimi. Dosja e tij po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në Amiens, pasi biznesmeni ka vendbanimin në departamentin Oise, në kështjellën Auteuil, në Berneuil-en-Bray, një monument historik...