Franca, nga revolta e shkollave në krizë politike
Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve për kushtet në shkolla është shndërruar brenda pak javësh në një lëvizje kombëtare. Protestat janë përhapur nga periferitë e Parisit në qytete të tjera të vendit, ndërsa bllokimet e shkollave janë shoqëruar me demonstrata, barrikada dhe përplasje me policinë. Në ditën më të madhe të mobilizimit, autoritetet raportuan më shumë se 250 mijë demonstrues në mbarë vendin. Organizatorët dhanë një shifër më të lartë. Më shumë se 500 shkolla janë prekur nga protestat, ndërsa në disa prej tyre mësimi është ndërprerë për shkak të bllokimeve. Përmasat e lëvizjes janë rritur me shpejtësi, sipas përfaqësuesve të nxënësve. “Për momentin, gjithçka po shkon shumë mirë. Shohim që lëvizja po bëhet gjithnjë e më masive dhe kjo thotë shumë,...
Burimi:
javanews.al