Franca i bashkohet projektit energjetik Greqi-Qipro, Mitsotakis dhe Macron dakordësojnë hapat e ardhshëm

Franca i bashkohet projektit energjetik Greqi-Qipro, Mitsotakis dhe Macron dakordësojnë hapat e ardhshëm

Bota E Premte, 11 Shtator 2026 18:05 Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një takim në Paris, ku në qendër të bisedimeve ishte projekti i interkonjeksionit elektrik mes Greqisë dhe Qipros, një nga projektet më të mëdha energjetike në Mesdheun Lindor. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Hapësirës, përpara një darke zyrtare të organizuar nga presidenti francez. Dy liderët diskutuan hapat e ardhshëm për zbatimin e projektit, pasi grupi francez i investimeve Meridiam mori kontrollin e kompanisë Great Sea Interconnector (GSI), e cila do të ndërtojë lidhjen elektrike mes Greqisë dhe Qipros. Projekti financohet edhe nga Komisioni Evropian me 657 milionë euro. Bisedimet u zhvilluan në një moment delikat, pasi projekti përballet me kundërshtimet e Turqisë lidhur me...