Franca e Zidane e nis me sukses, por ka kosto “Mbappe”

Franca e Zidane e nis me sukses, por ka kosto “Mbappe”

25 Shtator 2026 22:53 Telesport Zinedine Zidane e nisi epokën e tij si trajner i Francës me fitore, pasi “Gjelat” triumfuan 1-0 ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Goli i vetëm u shënua nga Mbappe. Turqia e nisi më mirë dhe në minutën e 28-të Ferdi Kadioglu provoi me kokë, por Mike Maignan reagoi mirë për ta ndalur tentativën. Franca u afrua gjithashtu me gol, ndërsa Jules Kounde pati një mundësi të artë në minutën e 71-të. Mbrojtësi francez goditi pas një pasimi të bukur brenda zonës, por topi përfundoi në shtyllën e majtë. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 54-të. Michael Olise shërbeu bukur Kylian Mbappen, i cili hyri brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme...