FOTOLAJM – Sokol Sadushi “i kalon stafetën” Ilir Pandës në drejtimin e Gjykatës së Lartë…

FOTOLAJM – Sokol Sadushi “i kalon stafetën” Ilir Pandës në drejtimin e Gjykatës së Lartë…

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, z. Sokol Sadushi i dorëzoi zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda.Ceremonia shënoi përmbylljen e një periudhe gjashtëvjeçare të drejtimit nga z. Sadushi, gjatë së cilës institucioni u përball me sfida të mëdha, si uljen e stokut të dosjeve, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe forcimin e transparencës me publikun.Sokol Sadushi: “Për mua përfundon sot detyra e kryetarit, ndërsa vijon përgjegjësia si gjyqtar i kësaj gjykate. Do të vazhdoj të punoj përkrah jush, me të njëjtin përkushtim ndaj institucionit dhe ndaj qytetarëve që presin drejtësi.”Ilir Panda: “Besimi i publikut ndërtohet përmes cilësisë së vendimmarrjes, arsyetimit të qartë e të qëndrueshëm gjyqësor, administrimit efikas të proceseve dhe përgjegjësisë institucionale.”Post navigation