FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri
Pedagogë dhe studentë të Mjekësisë dolën sot në protestë paqësore para Kryeministrisë, sikundër edhe e kishin paralajmëruar. Kërkesës së drejtuar ndaj tyre nga kryeministri Edi Rama për dialog, ata i janë përgjigjur negativisht. Në shenjë përgjigjeje, janë parë disa të rinj në protestë, të cilët kanë rrokullisur nëpër bulevard “stolat” e betonit të vendosur përpara Kryeministrisë.
Burimi:
javanews.al