FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e portrete të ish-krerëve të UÇK-së

FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e portrete të ish-krerëve të UÇK-së

foto nga kosova KOSOVË- Ndërsa në Hagë afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atmosfera në Kosovë është kthyer në një pritje të ngarkuar me simbolikë. Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë shfaqur flamujt e Kosovës, emblemat e UÇK-së dhe portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa në disa zona janë vendosur edhe orë që numërojnë orët e mbetura deri te vendimi. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për akuza që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit. Procesi ndaj tyre është ndër çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga Gjykata Speciale e cila u krijua...