Fotoja e Ramës me Trump/ Ironia e Murrizit: Si dasmorët që presin radhën te çifti

Fotoja e Ramës me Trump/ Ironia e Murrizit: Si dasmorët që presin radhën te çifti

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar fotografinë e publikuar nga kryeministri Edi Rama me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke e krahasuar atë me fotografitë që të ftuarit bëjnë me çiftin gjatë një dasme. Reagimi i Murrizit vjen pasi Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten Linda Rama dhe Presidentin amerikan Donald Trump. Fotografia është realizuar gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara. Në reagimin e tij, Murrizi e krahason skenën me një dasmë, ku çifti qëndron në një vend të caktuar dhe të ftuarit afrohen me radhë për të realizuar fotografitë. “Fotografia e Ramës me Presidentin Trump si fotografitë e dasmorëve me çiftin në dasmë. Pra çifti rri tek vendi i vet dhe dasmorët shkojnë me...