FOTOIST 2026 rikthehet në Prishtinë me 36 ngjarje dhe 12 ekspozita fotografike
Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë FOTOIST rikthehet në Prishtinë për edicionin e katërt, me një program të gjerë që përfshin 36 ngjarje kulturore dhe 12 ekspozita fotografike ndërkombëtare. Festivali, i cili zhvillohet nga 29 shtatori deri më 16 tetor 2026, sjell në hapësirat kulturore të kryeqytetit ekspozita, ligjërata, debate, shfaqje filmash, promovime librash fotografikë, takime me artistë, portfolio reviews dhe aktivitete edukative e profesionale. Hapja solemne e FOTOIST 2026 do të mbahet më 9 tetor, në orën 18:00, në Sheshin e Hotel Grandit, ku do të prezantohet ekspozita “Në Sytë e Tjetrit” e fotografit Korab Basha. Pas ceremonisë, artistët, fotografët dhe publiku do të zhvillojnë një tur të përbashkët nëpër ekspozitat e festivalit, duke nisur nga hapësirat e ish-Hotel Grandit e deri te Barabar Centre. Në...
Burimi:
kultplus.com