FOTO – “Shtegtime të bardha”, një tjetër hapësirë dialogu artistik, Sabri Shaqiri në Galeri “Oda” të Shkodrës
Skulptori i njohur për shtatoret monumentale dhe buste të shumta në Kosovë prezantoi për herë të parë në Galeri ODA, në Shkodër, ekspozitën personale “Shtegtime të bardha”, duke sjellë për publikun shkodran përvojën dhe kërkimin e tij artistik.Shaqiri, me një kontribut të rëndësishëm në hapësirën publike të Kosovës, solli një koleksion punimesh që dëshmojnë njohjen e thellë të materialit dhe eksperimentimin me forma e teknika të ndryshme. “Unë luaj me gurin dhe me drurin”, shprehet artisti, duke përmbledhur qasjen e tij krijuese, ku materia shndërrohet në një mjet të veçantë shprehjeje.Prania e Sabri Shaqirit përfaqëson një tjetër takim mes skenave artistike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasuruar dialogun kulturor që Galeri ODA ndërton përmes ekspozitave dhe artistëve të ndryshëm.E vendosur në një shtëpi historike të...
Burimi:
sarandanews.com