FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bërrylit në Tiranë (9 shtator), duke shkaktuar plagosjen e 3 punonjësve, kaos dhe dëme të konsiderueshme materiale në një karburant. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga një bombol gazi në ambientet e karburantit, ku kryhet furnizimi i automjeteve. Si pasojë e shpërthimit, një strukturë njëkatëshe është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shembur. Brenda saj akomodoheshin edhe punonjësit e karburantit. Në momentin e ngjarjes, në ambientet e karburantit ndodhej edhe një automjet që po furnizohej me gaz. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të dëmtuar. Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë...