FOTO/ Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, parlamenti yt mbetet pa 84 vota

FOTO/ Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, parlamenti yt mbetet pa 84 vota

‘O Taulant, bëj presion sa të duash mbi deputetë, të enjten parlamenti yt mbetet pa 84 vota, o i shkretë’. Kjo është një prej pankartave me të cilat qytetarët kanë ironizuar përplasjet brenda Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, gjatë protestës së 129-të radhazi në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Mesazhi i pankartës i referohet drejtpërdrejt kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili një ditë më parë deklaroi se të gjithë deputetët socialistë duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të votojnë pro reformës. Miratimi i hartës së re territoriale kërkon 84 vota në Kuvend. Drafti i mazhorancës parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore. Në mbledhjen e grupit socialist, deputetët...