FOTO/ Kardinali Ernest Simoni kremton në Amerikë meshën në gjuhën shqipe: Burri ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën

FOTO/ Kardinali Ernest Simoni kremton në Amerikë meshën në gjuhën shqipe: Burri ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën

Nën drejtimin e Eminencës së Tij, Kardinalit Ernest Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete. Në këtë kuadër, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Shkëlqesia e Tij Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze. Kardinali Ernest Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit. “Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu...