Foto historike: Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka postuar, kohë më parë, në rrjetet sociale dy fotografi historike: Momentin kur shenjtorja Nënë Tereza prek tokën shqiptare për herë të parë pas dekada vitesh pritje. “Në gusht të 1989-ës, pas shumë vitesh refuzimi të vizës hyrëse nga ana e autoriteteve komuniste, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”, Nënë Tereza vjen në një vizitë zyrtare disa ditore gjatë të cilës ndalon edhe në varrezat e Tiranës, aty ku prehen eshtrat e së ëmës Dranes e të motrës Ages, të cilat nuk i kishte takuar më mbas largimit nga familja në vitin 1928. Vizita e saj, e organizuar dhe e kontrolluar nga zyrtarët e kohës, do të përcillej në mediat e huaja nga fotoreporteri Michel...
Burimi:
kultplus.com