FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

Protesta e të rinjve kundër qeverisë po merr zë edhe përmes mesazheve të shkruara në muret e qytetit. Me grafite që shprehin revoltën dhe pakënaqësinë ndaj situatës në vend, ata po përcjellin kërkesën për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Nuk duam të ikim, ikni ju!” dhe “Nuk ka shtet” janë disa prej sloganeve që kanë tërhequr vëmendjen, duke pasqyruar pakënaqësinë e të rinjve ndaj politikës dhe realitetit me të cilin përballen. Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kundërshtojnë largimin nga vendi dhe kërkojnë që përgjegjësia për ndryshimin të mos bjerë mbi ata që shohin emigrimin si të vetmen alternativë për të ardhmen e tyre.