FOTO/ ‘Boll me receta nga oligarkia’, qytetarët me pankarta kundër qeverisë në protestë
Mesazhe të forta nga protestuesit për zhvillimet e fundit në vend: ‘Boll me receta nga oligarkia, një dorëheqje që flet më shumë se një mijë premtime’ Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave gjatë protestës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve të fundit në vend dhe mënyrës se si qeveria po menaxhon sektorët publikë. Në fokus të disa prej pankartave ishte edhe dorëheqja e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. ‘Boll me receta nga oligarkia, një dorëheqje që flet më shumë se një mijë premtime’, shkruhet në njërën prej pankartave të protestuesve. Ndërsa një tjetër pankartë përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtimin e sektorit të shëndetësisë: ‘Ministër për pacientët, jo për bizneset’.
Burimi:
syri.net