Forumi për Ndryshime në Arsim padit MASH-in: shujta studentore nuk u harmonizua me inflacionin, rreth 3 000 studentë të dëmtuar

Forumi për Ndryshime në Arsim padit MASH-in: shujta studentore nuk u harmonizua me inflacionin, rreth 3 000 studentë të dëmtuar

Forumi për Ndryshime në Arsim ka ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo e fundit nuk e ka rritur shumën e shujtës studentore. Padia u dorëzua pasi, sipas Forumit, pagesa nuk është harmonizuar me përqindjen e inflacionit vjetor, siç e kërkon ligji. Kryetari i Forumit, Blendi Hodai, deklaroi para dorëzimit të padisë se rritja e shujtës nuk është çështje e vullnetit apo e disponimit të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit. Ai tha se është një detyrim ligjor i parashikuar në nenin 2, pika 1 të ligjit. Sipas tij, në atë dispozitë përcaktohet se shuma e shujtës studentore duhet të përshtatet çdo vit me përqindjen e inflacionit vjetor në shtet. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në rastin tonë ka shkelur...