Forum26 themelon çmimin letrar “Fjala”

Forum26 themelon çmimin letrar “Fjala”

Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26 njofton themelimin e Çmimit Letrar “Fjala”, një vlerësim i përvitshëm që synon të nderojë përkthyesit më të shquar të letërsisë shqipe në gjuhët e botës, për kontributin e tyre në njohjen, përhapjen dhe promovimin e saj ndërkombëtar. Çmimi themelohet si shprehje mirënjohjeje për përkthyesit që, përmes punës dhe përkushtimit të tyre, kanë sjellë veprat e shkrimtarëve shqiptarë te lexuesit e kulturave të tjera, duke kontribuar në afirmimin e vlerave të letërsisë shqipe dhe në ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet gjuhëve e kulturave. Çmimi Letrar “Fjala” do të jepet çdo vit për të vlerësuar kontributin e shquar në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhët e botës, duke nderuar rolin e pazëvendësueshëm të përkthyesve në ndërkombëtarizimin e saj. Çmimi...