Formula është bashkimi. Suksesi është qëndresa
Nga Çim Peka/ PD-ja ka numrat dhe organizimin. Studentët kanë guximin dhe autoritetin moral. Qytetarët kanë pakënaqësinë. Protesta merr forcë kur këto tri energji takohen dhe qëndrojnë bashkë. Sipas rrjedhës që pamë të shtunën, mesazhi ishte i qartë: PD-ja para Kryeministrisë, studentët para Ministrisë së Arsimit, pastaj bashkimi në shesh dhe qytetarët që mbushën bulevardin. Çdo bashkim solli më shumë njerëz. Njerëzit panë një forcë që po rritej dhe iu bashkuan. Këtu fillon përgjegjësia e opozitës: të mos i lërë studentët vetëm. Të nesërmen të jetë sërish aty. Edhe pasnesër. Dhjetë ditë rresht, me prani, organizim dhe qëndresë agresive. Besimi ndërtohet kur qytetari sheh se ata që i kërkojnë të dalë në shesh janë vetë aty çdo ditë. Asnjë formulë nuk garanton rrëzimin e një...
Burimi:
syri.net