“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Hoxha vlerësoi Kanadanë si një vend mik, aleat në NATO dhe partner të besuar të Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e saj në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë janë zgjeruar dhe thelluar në vitet e fundit, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim konkret në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë forcimin e lidhjeve mes qytetarëve, turizmin, tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përpjekjeve të përbashkëta për krijimin e Bankës...
Burimi:
javanews.al