“Forca nuk është argument, argumenti është forcë”, protestat, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

“Forca nuk është argument, argumenti është forcë”, protestat, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët dhe të drejtën kushtetuese të tyre dhe të qytetarëve për të protestuar paqësisht për arsim cilësor, dinjitet, mirëqeverisje dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Zëri i tyre duhet të dëgjohet me përgjegjësi dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje konkrete e të menjëhershme.Këto protesta pasqyrojnë një krizë të thelluar besimi ndaj institucioneve publike dhe qeverisjes, e cila mund të kapërcehet vetëm përmes transparencës, llogaridhënies dhe dialogut të sinqertë.Forca nuk është argument.Argumenti është forcë.KASH u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve, të distancohen nga çdo akt provokimi dhe të mbrojnë pronën publike e private. Dëmtimi i...