Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!
Fermerët e shpallur fitues në fazën e parë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi kanë kohë deri më 11 shtator për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka shtyrë afatin për aplikantët, duke u dhënë më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve dhe verifikimin e kushteve. Fermerët që nuk plotësojnë dokumentacionin brenda afatit të ri rrezikojnë skualifikimin nga skema. Interesi këtë vit ka qenë i lartë. Në total janë regjistruar 42,730 aplikime, me një vlerë kërkesash prej 7.2 miliardë lekësh, ndërsa fondi në dispozicion është 5.2 miliardë lekë. Fieri kryeson për numrin e aplikimeve, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora. Më të kërkuarat kanë qenë masat për tufën e të imtave, me 7,240 aplikime, bletarinë me 7,000 dhe...
Burimi:
javanews.al