Fondet e BE-së në pikëpyetje, Kosova rrezikon të humbasë 166 mln euro
Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri në fund të vitit nuk arrin të krijojë institucione funksionale. Ekspertët paralajmërojnë se zvarritja e formimit të institucioneve mund të sjellë pasoja të rëndësishme për vendin, ndërsa humbja e disa prej fondeve mund të jetë e pakthyeshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Kosova ka humbur tashmë mbi 50 milionë euro, pasi nuk përmbushi të gjitha kushtet dhe reformat e kërkuara nga BE-ja. Nga 13 rekomandime të përcaktuara për këtë periudhë, vendi arriti të realizojë vetëm 7, ndërsa 6 të tjera mbetën pa u përmbushur. Situata mund të bëhet edhe më e rëndë nëse institucionet nuk krijohen deri më 31 dhjetor. Në këtë rast,...
Burimi:
kohajone.com