Fondet e BE për bashkitë, flasin ekspertët: Duhet të dish si t’i marrësh dhe si t’i menaxhosh!

Fondet e BE për bashkitë, flasin ekspertët: Duhet të dish si t’i marrësh dhe si t’i menaxhosh!

Perspektiva e vendit drejt Bashkimit Evropian ka nxjerrë një tjetër sfidë për pushtetin lokal, atë të thithjes së fondeve nëpërmjet projekteve konkurruese dhe, natyrisht, të menaxhimit sa më të mirë të tyre, me qëllimin kryesor përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për këtë arsye, kanë nisur tashmë takimet konsultuese dhe trajnuese me bashkitë për arritjen e këtyre qëllimeve. “Objektivi i parë është që të mbështeten bashkitë që të zbatojnë planet e tyre strategjike për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet vendore për përfitimin e qytetarëve. Dhe objektivi i dytë është që bashkitë të krijojnë eksperiencë dhe të forcojnë kapacitetet e tyre për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian”, thotë për A2 CNN Elton Stafa, ekspert projektesh. “Shqipëria po bën një progres shumë të shpejtë për integrimin europian...