FOKUS – TTW: 1,14 miliardë euro investime të huaja, Shqipëria zgjeron mundësitë në turizëm dhe ndërtim

FOKUS – TTW: 1,14 miliardë euro investime të huaja, Shqipëria zgjeron mundësitë në turizëm dhe ndërtim

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si destinacion investimesh në Evropën Juglindore, me rreth 1,14 miliardë euro investime të huaja, shkruan ”Travel and Tour Word” (TTW). Zhvillimet po nxjerrin në pah mundësitë e investimit në sektorët e turizmit, pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe hotelerisë. Nga bregdeti i Adriatikut në Durrës, deri në zonat turistike të Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit përgjatë Jonit, Shqipëria ofron mundësi gjithnjë e më të gjera për zhvillimin e bizneseve të lidhura me turizmin. Ndërkohë, Tirana, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra paraqesin potencial për investime në hotele urbane, struktura akomoduese me karakter historik dhe zhvillimin ekonomik rajonal. Shifra prej 1,14 miliardë eurosh pasqyron rëndësinë e kapitalit ndërkombëtar për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, investimet e huaja përfshijnë disa sektorë të ekonomisë...