FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt, e fundit në rajon për studentët e shkencës

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen askujt, e fundit në rajon për studentët e shkencës

Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur, por me pasoja afatgjata për të ardhmen e saj ekonomike: mungesën e theksuar të studentëve që diplomohen në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Alarmi lëshohet nga Fondi Monetar. Të dhënat krahasimore tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të ulët në rajon për sa i përket diplomimeve në këto degë teknike, duke mbetur dukshëm pas shteteve si Serbia apo Maqedonia e Veriut, dhe shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian. Kjo krizë e kapitalit njerëzor nuk është thjesht një statistikë akademike, por një pengesë e drejtpërdrejtë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e vendit. Sipas FM, rrënjët e këtij problemi nisin që në sistemin e arsimit parauniversitar, ku performanca e nxënësve shqiptarë mbetet thellësisht medikore. Rezultatet e...