FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN paralajmëroi të mërkurën se sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonomitë në mbarë botën, pasi një sulm dëmtoi selinë e gjigantit të naftës Aramco. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva theksoi rëndësinë ekonomike të Arabisë Saudite. “Në këtë kuptim, këto zhvillime kanë pasoja potencialisht negative për të gjithë, kudo”, tha ajo në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok. Ministria e energjisë e Arabisë Saudite tha se një ndërtesë administrative në selinë e Aramco-s në Dhahran u godit të martën në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar. Ajo tha se nuk pati të vdekur ose të lënduar. Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, morën përgjegjësinë. Grupi ka sulmuar gjithashtu aeroportet saudite gjatë luftimeve të rinovuara me...