Flutura Açka prezanton për lexuesit “1914”
Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja Flutura Açka prezanton për lexuesit trilogjinë historike “1914”, një vepër që hedh dritë mbi ngjarjet e një prej periudhave më të vështira të historisë së shtetit shqiptar: ardhjen në Shqipëri, mbretërimin dhe largimin e Princ Vidit. E bazuar në fakte historike, trilogjia përpiqet t’u japë përgjigje shumë pyetjeve mbi ngjarjet e vitit 1914, përmes rrëfimeve në vetën e parë të personave të përfshirë në to. Për realizimin e veprës, autorja ka shfrytëzuar dokumentacionin në Holandë dhe Shqipëri, duke hulumtuar dëshmi, fotografi dhe telegrame. “Puci i Beqir Grebenesë më ka interesuar shumë, masakra e Hormovës, vrasja e kolonel Tomson, arrestimi i Esat Pashës, përplasja e parë me rebelët. Kanë qenë momente të errëta”, shprehet Açka. Një vend të veçantë në trilogji...
Burimi:
javanews.al