Flick e ka bindje, nuk ka dyshime: Raphinha do të fitojë Topin e Artë në 2027!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një deklaratë të fortë pas fitores 3-0 ndaj Aston Villës, duke zbuluar se kush është futbollisti që sipas tij meriton të fitojë Topin e Artë në vitin 2027. Bëhet fjalë për brazilianin Raphinha, i cili po kalon një formë fantastike dhe është kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase. I pyetur për mundësinë që sulmuesi brazilian të fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll, Flick nuk ka ngurruar të shprehë bindjen e tij. “Raphinha mund ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm, jam i sigurt për këtë”, deklaroi trajneri gjerman. Shifrat e brazilianit e mbështesin entuziazmin e teknikut. Në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon me Barcelonën, Raphinha ka realizuar plot 19 gola dhe...
Burimi:
sportekspres.com