Flamurtari “shpërthen” para Teutës, akuza të forta për caktimin e Eldorian Hamitit

Flamurtari “shpërthen” para Teutës, akuza të forta për caktimin e Eldorian Hamitit

Tension në prag të javës së 35-të të Abissnet Superiores! Flamurtari reagon ashpër ndaj caktimit të arbitrave për ndeshjen e sotme, duke e konsideruar përzgjedhjen e Eldorian Hamitit si një vendim që cenon integritetin e garës. Klubi vlonjat pretendon se pavarësisht ankesave zyrtare, FSHF ka injoruar kërkesat e tyre, duke caktuar për të tretën herë në katër takimet e fundit ndaj Teutës të njëjtin arbitër. ‘Kërkojmë garë të drejtë dhe transparente’, thuhet në qëndrimin zyrtar të klubit që mund ta lexoni të plotë më poshtë. Deklaratë Zyrtare Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim. Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat...