Flamurtari nuk gjen shpëtim as nga italiani Moriero, pritet emri që do ta pasojë

Flamurtari nuk gjen shpëtim as nga italiani Moriero, pritet emri që do ta pasojë

Françesko Moriero nuk do të jetë trajner i Flamurtarit, për pjesën e mbetur të sezonit. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për italianin, që sot mungon në ndeshjen e dytë radhazi. Ndaj Partizanit u raportua se nuk ishte për arsye shëndetësore. Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale. Aktualisht po e mbulon Andi Ribaj, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë zëvendësuesi i Morieros. Ky i fundit rikthehej me bujë në Superiore, pas shkarkimit të Karlos Garsias. Dhe pse u afrua për të shpëtuar sezonin, asgjë nuk shkoi si duhet. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit në renditje. Një tronditje jo e vogël për klubin, që synon të shpëtojë sezonin. Top Channel