Flamurtari- Bylis pa fitues, faza e parë sheh Besën e Ilirinë në krye

Flamurtari- Bylis pa fitues, faza e parë sheh Besën e Ilirinë në krye

Ndeshja e fundit e javës së 11-të, e fundit e fazës së parë në Kategori të Parë ndërmjet Flamurtarit dhe bylisit nuk dha një fitues. Në Vlorë, të dyja skuadrat prodhuan një ndeshje mjaft të luftuar e shoqëruar me nivel të lartë në interpretim, katër gola (dy për secilën) duke i lënë pretendentët e këtij niveli në pozita të zonës play off. Dy herë Denis Pjeshka për Flamurtarin dhe Pedro e supergoli i Hodos autorë të golave të këtij ballafaqimi. Ndërkohë kampionati kryesohet nga Besa dhe Iliria me nga 21 pikë. Ndjek Pogradeci me 20 pikë. Oriku, Sopoti dhe Burreli mbyllin tabelën./Sportiim.al/ Post navigation