Flamuri

Flamuri

Poezi nga Faik Konica. Skenderbeu kur jetonte Shqipëria lulëzonte.  Ishe e fortë, ish e zonjë Kish në flamur një shqiponjë Një shiponjë me dy krerë Ai lirisht hapej në erë.  Kur armiku na vërvitej Flamuri i kombit ngrihej  Gjëmonin një mij trumbeta Suleshin treqind mij veta.  Derdhjin gjakun si të marrë Që të mbaheshin Shqipëtarë.  Derdhjin gjakun pa peshuar Për flamunrin e bekuar.  Po trimat shkuan përjetë, Shqipëria mbet e shkretë  Trimat shkuan edhe vanë Kordhët po ndryshken mënjanë.  Kordhët ndryshkën e në baltë Na ra flamuri i naltë!  Na ra flamuri i naltë Mbeti e u kalb në baltë!  Sot kan dalë ca zuzarë Që ulërtinë shqipëtarë,  Po këtë emër e lanë U bashkuan me aganë  E punojnë nat’ e ditë Që të mebtemi pa dritë,  O zuzar, o tradhëtorë Ne na bëjtit shërbëtorë,  Na e vuatlitë lirinë E na shkeltë...