Flakët shkrumbojnë banesën, familja mbetet pa strehë dhe kërkon ndihmë!
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi që përdorej për gatim. Fatmirësisht, 33-vjeçari që ndodhej brenda shtëpisë ka arritur të shpëtojë pa pësuar lëndime. Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro, i cili vuan nga epilepsia, ka pësuar një krizë në momentin që po ndizte bombolën e gazit për të përgatitur ushqimin. Gjatë episodit, ai dyshohet se ka rrëzuar bombolën, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në ambientet e banesës dhe orenditë shtëpiake. Tymi që dilte nga shtëpia është konstatuar fillimisht nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë 33-vjeçarin jashtë. Pak më vonë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët...
Burimi:
kohajone.com