Flakët rikthehen në Peshtan, banori hedh dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Një banor i Peshtanit, në Fier, ka ngritur alarmin për një zjarr të ri që ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, duke shprehur dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Sipas tij, vatra e zjarrit që ishte shuar një ditë më parë nuk përfshinte zonën ku kanë shpërthyer flakët sot, çka, sipas banorit, ngre dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë ngjarjen dhe të verifikojnë shkaqet e zjarrit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe të përcaktojnë nëse flakët janë shkaktuar nga faktorë natyrorë apo nga ndërhyrja e njeriut.
Burimi:
kohajone.com