Flakët përfshijnë shkurret pranë Taroninës, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun
Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Cepo, pranë fshatit Taroninë në Gjirokastër. Pas marrjes së njoftimit, grupi i patrullimit që ndodhej në zonë ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga verifikimi është konstatuar se flakët kishin përfshirë shkurre. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit brenda një kohe të shkurtër. Falë reagimit në kohë, u shmang përhapja e flakëve në sipërfaqe më të mëdha dhe situata u vu nën kontroll.
Burimi:
kohajone.com