Flakët përfshijnë pyjet shekullore në Tropojë, zjarr në Nikaj-Mërtur
Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit në Tropojë, duke përfshirë një pjesë të masivit pyjor në Lugun e Ndërmajës. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe pemë mbi 100-vjeçare, duke rritur shqetësimin për dëmtimin e një prej zonave të pasura pyjore të këtij rajoni. Tropoja kishte qenë relativisht e qetë gjatë ditëve të fundit, pavarësisht temperaturave të larta dhe situatës së vështirë me zjarret në disa zona të tjera të vendit. Aktivizimi i kësaj vatre rikthen tashmë rrezikun për masivet pyjore në zonat malore të Tropojës. Terreni i thepisur dhe vështirësitë e aksesit e bëjnë ndërhyrjen më të komplikuar, ndërsa kushtet e motit mund të favorizojnë përhapjen e flakëve. Strukturat përgjegjëse pritet të ndërhyjnë për izolimin e...
Burimi:
kohajone.com