Flakët përfshijnë pikën e ‘One Albania’ në Myslym Shyri, biznesi shkrumbohet
TIRANË- Një tjetër pikë e kompanisë 'One Albania' është përfshirë nga flakët në zonën e Myslym Shyrit gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se biznesi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve. Gjatë tubimit efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit të cilët sipas informacioneve janë goditur edhe me plumba gome. Si pasojë disa prej tyre kanë mbetur të plagosur./ZËRI
Burimi:
zeri.ai