Flakët përfshijnë disa zona: 2 banesa të djegura dhe sipërfaqe me ullinj dhe bimësi! Ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Flakët përfshijnë disa zona: 2 banesa të djegura dhe sipërfaqe me ullinj dhe bimësi! Ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

pamje nga zjarret TIRANË- Zjarre të përmasave të mëdha janë regjistruar në disa zona të vendit. Flakët e përhapura nga erërat e forta kanë rrezikuar banesa dhe duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi. Lezhë-shuhen flakët pas 5 orësh Një situatë problematike është raportuar në Piraj të Lezhës, ku flakët u përhapën me shpejtësi gjatë orëve të drekës, të favorizuara nga era e fortë. Zjarri përfshiu 2 banesa dhe kasolle bagëtish, duke alarmuar banorët e zonës. Pas rreth pesë orësh ndërhyrje, flakët në Piraj u vunë nën kontroll, ndërsa banorët përjetuan momente paniku teksa zjarri iu afrua banesave. Peqin-digjen sipërfaqe me ullinj e bimësi Ndërkohë, prej orëve të mëngjesit të sotëm, një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush...