Flakët përfshijnë autobusin pranë tunelit të Krrabës, digjet plotësisht
Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës. Zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij në flakë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve pranë hyrjes së tunelit.
Burimi:
kohajone.com