Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur në një sipërfaqe me ferra dhe pemtari. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat pranë zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe kanë bërë të mundur vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.