Fjalimi i Eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou që po bën xhiron e botës

Fjalimi i Eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou që po bën xhiron e botës

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka sulmuar ashpër presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë debatit në Parlamentin Evropian më 16 shtator, pas fjalimit të saj për gjendjen e Bashkimit Evropian. Latinopoulou, e cila drejton partinë greke të djathtë “Voice of Reason”, akuzoi von der Leyen për politika që, sipas saj, kanë dëmtuar ekonominë, sigurinë dhe identitetin evropian. “Zonja von der Leyen, nuk ka raciste më të madhe ndaj evropianëve se ju, dhe për këtë ka prova. Na keni mbytur me emigrantë të paligjshëm, na keni mbytur me taksa dhe burokraci. Keni shkatërruar fermerët, blegtorët dhe peshkatarët tanë. Po mbyllni fabrikat e Evropës dhe qindra mijëra vende pune po humbasin. Keni shkatërruar familjen tradicionale. Na impononi agjendën ‘woke’, çmendurinë e gjelbër dhe islamizimin e...